.

COVID-19 në Francë/ Hyn në zbatim pasaporta e imunitetit, qytetarët duhet të vërtetojnë se janë vaksinuar dhe…

Franca ka vendosur zyrtarisht në zbatim pasaportën shëndetësore. Që nga kjo e mërkurë, njerëzit duhet të vërtetojnë që janë vaksinuar, kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19 ose janë shëruar për të hyrë në muze dhe kinema.

Autoritetet në këtë shtet bëjnë të ditur se përdorimi I “pasaportës së imunitetit” mund të zgjerohet edhe për hyrje në kafene, restorante dhe qëndra tregtare.

“Përhapja e virusit është rritur me 150% vetëm në një javë. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Jo me covidin, as me variantin britanik Alfa, as me atë afrikan Beta, apo Brazilian gama.”, tha ministri i shëndetësisë.

Shpresa për të mbajtur situatën nën kontroll dhe lehtësuar struktura spitalore mbetet tek vaksinimi. Plani për aplikimin e pasaportave të imunitetit u prezantua disa ditë më parë nga presidenti, Emmanuel Macron.

Gjithashtu bëri të detyrueshëm vaksinimin e personelit mjekësor dhe atë të përkujdesjes ndaj të moshuarve. Masat e reja nxitën protesta të shumta në të gjithë Francën.