.

Vrasja që tronditi Vlorën/ Anila Hoxha zbulon pistat e hetimit: Viktima dyshohet se…


Gazetarja e njohur e kronikës, Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Top Talk” shprehet se atentati i ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës ku mbeti i vrarë Bledar Birçaj mund të ketë lidhje me pazaret e drogës.

Ajo zbuloi dhe pistat që mund të kenë për këtë ngjarje ndaj 38-vjeçarit, i cili kishte vetëm tre muaj që ishte kthyer nga Spanja në Vlorë dhe kishte edhe një lokal “The Boss” në zonën e Lungomares.

 

“Ai ka qenë i shoqëruar në makinë nga G Deromemaj punonjës policie, Është kushëri i largët i viktimës. Është kthyer në mesin e muajin mars 2021, Birçaj është skeduar në dy ngjarje ndaj një kanosjeje ndaj një investitori të huaj, e po në 2011 kanoset ndaj ish-punonjësit të Hipotekës.i shpëtoi drejtësisë. Birçaj mund të jetë angazhuar për përplasje për trafikun e drogës, për vjedhjen e ngarkesave të drogës”, tha gazetar Hoxha.

Ajo shtoi se kjo ishte një vrasje që jepte mesazh të fortëve ndaj rivalëve të botës së krimit./TCH