.

Rreth 20% e popullsisë e vaksinuar/ Rakacolli: Teste të shpejta në zonat turistike dhe heqje e kufizimeve, si pritet të jetë vera


Deri në këto momente, në Shqipëri janë vaksinuar kundër covid rreth 20% e popullatës. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shprehet se janë vaksinuar mbi 600 mijë persona, ku 200 mijë prej tyre me dy dozat.

“Vaksinimi në Shqipëri po ecen shumë mire. Jemi në vendet e para të Ballkanit dhe njëkohësisht jemi të barabartë me mesataren e Europës. Në Shqipëri janë vaksninuar mbi 600 mijë persona dhe vazhdon, e nga këta persona mbi 200 mijë veta kanë marrë dozën e plotë të vaksinimit dhe sipas të dhënave të ISHP rezulton se rreth 20% e popullsisë që ka indikacion për vaksinim, pra ata që janë mbi 16 vjec, tashmë janë të vaksinuar”-tha zv.ministrja Mira Rakacolli për Report Tv.

 

Sa i përket sezonit veror, zv. ministrja tregon se ne Qendrat Shëndetësore në zonat turistike do të ketë teste të shpejta që arrijnë të dallojnë nëse një qytetar është i infektuar me COVID-19.

“Rapid testet do të jenë të pranishme ne Qendrat Shëndetësore turistike për tu përdorur atëherë kur mjekët e gjykojnë të rëndësishme për të bërë diagnozën diferenciale”-u shpreh Rakacolli.

Rakacolli ka dhe një apel për qytetarët për respektimin e masave që mund të na çojnë drejt një vere me më pak kufizime.

“Po krijohet një lloj vetkënaqësie sikur pandmeia ka mbaruar, nuk ka mbaruar, nuk duhet të genjehemi akoma nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë me rigorozitet masat. Vetëm nëse do të vazhdojmë të zbatojme me rigorozitet masat ashtu si ne rekomandojmë, do t’ia dalim me sukses do të kalojmë një verë të qetë e me më pak”-tha zv. ministrja e shëndetësisë./gazetashqip