.

Realizoi emisionin e parë shqipfolës në Greqi, gazetarja rrëfen peripecitë që ka kaluar

Juli Ndriko është një emër shqiptar mjaft i njohur në Greqi. Gazetarja që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në shtetin fqinj, ka emigruar që në moshën 16 vjeçare dhe tashmë ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe për t’ju dhënë zë shqiptarëve. Ajo është e para shqiptare që ka realizuar një emision shqipfolës në një televizion grek dhe për këtë dha detaje sot gjatë një bisede me moderatorin Alban Musa në ABC.

Ajo tregoi se pavarësisht sfidave dhe problemeve, ia arriti të realizojë dëshirën e saj. “Kisha shumë probleme gjatë rrugës deri ku shkuam tek gjuha shqipe sepse më kujtohen dy drejtorët e mi. Në një mbledhje që kishim, unë dhashë idenë time që ne jemi kaq shumë shqiptarë dhe pse të mos kemi hapësirën tonë.
Pjesa dërrmuese ishte pro ndërkohë që drejtori plas dorën, ai njëherë unë dy herë, më tha ‘këtu nuk do të flitet kurrë shqip’ dhe i thashë ‘unë do ta realizoj. Unë do t’ja arrij, do të flas shqip dhe ia arrita.”, tregoi Juli./abcnews.al