.

“PS dëshmoi që listat ishin të hapura”, Peza: Struktura e partisë do të analizojë zgjedhjet, të gjithë kandidatët do të…


Kur zgjedhjet parlamentare të 25 prillit kanë përfunduar, e është prodhuar një fitues, një risi ishte opsioni i votës, jo vetëm për partinë e preferuar, por edhe kandidatin preferencial.

Për këtë temë foli analisti Alfred Peza në studion e emisionit “FrontLine”, të gazetares Marsela Karapanço. Peza foli për dy lloj analizash brenda Partisë Socialiste, ajo që shfaqet publikisht e mediatikisht, por edhe ajo e brendshme, që zhvillohet brenda strukturave të partisë.

Sipas Pezës, rezultati dëshmoi se personazhet e përfshirë në lista ishin ato të duhurit. Një faktor kyç në fitoren e mandatit të tretë të PS sipas tij, ishin menaxhimi i dy krizave, ajo e tërmetit dhe pandemisë.

Sakaq, Peza u ndal ndër të tjera dhe tek kandidatët, ata që thyen herësin, ata që nuk munden etj. Analisti është i mendimit se personazhe si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ervin Bushati, kanë dhënë kontribute më së shumti për logon e partisë, se sa emrin e tyre. Kjo dëshmohet sipas tij nga rezultati i zgjedhjeve.

A ishte ajo listë që përmbushte pritshmëritë e PS në zgjedhjet e 25 prillit?

Alfred Pez: Është lista fituese që u konfirmua me rezultatin e 25 prillit, çka dëshmoi që vendimmarrja e PS ishte e duhur, e të gjithë ishin në vendin e duhur e momentin e duhur për të marrë votën e shqiptarëve.

A mund të ishin arritur objektivat e PS?

Alfred Peza: Janë katër qarqe ku nuk u arrit të merrej një mandat tjetër. Kjo do të thotë se analiza dhe objektivi i PS ishin realiste, ajo që më vjen keq më mbrapa, është që për shkak të fletëve të votimit të pavlefshme ky rezultat ishte i mundur. Duhej bërë një punë më e madhe paraelektorale me qytetarët për ditën e zgjedhjeve. Nuk ka kohë për të vijuar festën pafundësisht, sepse duhet të përgatitemi për kampionatin e radhës, e objektivat e radhës. PS ka nisur analizën e brendshme, për të gjitha shkaqet, ka një analizë jo publike ku analizohen me detaje të gjithë çfarë shkoi mirë, shumë mirë dhe keq. Një nga elementët e analizës, që bëhet përmes analizës së algoritmeve e kështu me radhë. Ka analiza të tilla që t’i ke marrë si kandidat shumë vota, aq sa në renditjen e listës fituese je shumë përpara, e kjo performohet si ke luajtur për lojën në ekip, e në bazën e kësaj shihet promovimet që i bëhen kandidatëve. Një kandidat për deputet duket, sikur ka marrë pak vota, por ka qenë në një zonë të vështirë që s’ka qenë asnjëherë e PS dhe ka ngritur koeficientin në favor të PS më lartë. Të gjitha këto elementë përmblidhen dhe analiza është serioze e profesionale, e në bazë të kësaj bëhet vlerësimi i kandidatëve, deputetëve të rinj, edhe atyre që nuk e thyen herësin. Nuk janë angazhimet vetëm pjesë të politikës dhe PS ata që do të ulen në shtator, por edhe të tjerë, që do të ulen qoftë në ekzekutiv, administratë. Edhe brenda ekipeve fituese ka individë që s’kanë dhënë 100% e tyre. Nuk kanë vendosur energjinë për ekipin dhe arritjen më të lartë se ajo që u arrit, e në pak raste, në mosarritjen e objektivave të vendosura.

Çdo të thotë 74 mandate për PS?

Alfred Peza: Do të thotë rikonfirmim i 4 viteve të një mandati të jashtëzakonshëm, sfidash të menaxhuara e të fituara në beteja që s’kanë qenë kurrë më parë, pjesë e menaxhimit të qeverisjes së shkuar, për shkak se ky mandat ka pasur një specifike ndryshe nga qeverisjes së 30 viteve. Qoftë pandemia globale, e për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, sfidat e rindërtimit e menaxhimit të pandemisë.

Janë përdorur edhe si justifikime nga qeveria?

Alfred Peza: Absolutisht jo, e para po flisnim për këto sfida. Sfidat sa më të mëdha të jenë, aq një qeveri vlerësohet me notë, për atë që e menaxhon dhe i shndërron këto vështirësi në mundësi për të përmirësuar jetën e tyre e çuar përpara standardin e qytetarëve. Sigurisht nuk është se s’ka ndodhur asgjë. Ne jemi qenie që harrojmë dhe gjithmonë tani që kemi dalë nga errësira e në këtë tunel drita sa vjen e po zmadhohet, sepse viktimat po ulen, e kështu me radhë. E nga ana tjetër, ekonomia po vjen në rritje. Ka shenja optimizmi për ringritje të jetës ekonomike shumë më të madhe seç ishte më parë. Shumë shpejt do të kalojë pak ditë në 700 mijë, e deri sa të arrihet në të gjithë shoqërinë. Turizmi që vjen duhet të jetë i hapur. Hapja e kufijve me vendet fqinj.

Shqipëria i mbylli kufijtë për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut sa për zgjedhje?

Alfred Peza: Në këto 30 vite, gjithçka e gjykojnë në bazën e gjykimit partiak, e jo në bazën e analizës objektive. Greqia akoma ka probleme, ende s’është e hapur me ekonominë. Ne do të kemi lehtësim tjetër masash, këtë s’e gjykojmë ne. Këtë informacion e kam nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ne atyre i kemi besuar jetën tonë dhe ata e kanë menaxhuar në mënyrë të përkryer.

Procesi i 25 prillit, ka pasur të fortë, të dobët. Ka pasur nga ata që kanë qenë të zhgënjyer, pritshmëritë tuaj për emrat që kanë thyer herësit. Zoti Majko nuk e kaloi këtë herës, zonja Kodheli gjithashtu?

Alfred Peza: Ne kemi diskutuar për një detaj, element, që në momentin që Parlamenti vendosi të hapte listat, e një nga diskutimet ka qenë nëse listat janë të hapura apo jo. E gjithë jeta njerëzore është maratonë me pengesa, edhe kjo është pjesë e kësaj. Është pjesë e rëndësishme, sepse duhet të përballosh, jo vetëm një fushatë në terma personal, por të një ekipi dhe ato që të përcakton sistemi. Këto zgjedhje testuan këtë gjë. Nëse listat ishin apo jo të hapura. Kjo tregoi që listat ishin të hapura, për shkak se disa nga katidaturat e thyen herësin.

Edhe një figurë e njohur për PS si Ornaldo Rakipi dhe si zoti Majko?

Alfred Peza: Janë sqaruar këto gjëra nga kryeministri Rama, vetë zoti Majko. Dua të them që zoti Majko ka qenë pjesë e një gare, ku ka qenë bashkëdrejtues i fushatës elektorale dhe e ka sqaruar që fokusi im ka qenë numër 12. Kjo dëshmon profilin e lartë të zotit Majko.

Edhe Ervin Bushati këtë gjë tha

Alfred Peza: Zoti Bushati, Majko, Kodheli janë vlera të çmuara të PS, nuk vë dikush në dyshim fjalën e tyre, për pozicionin personal në rezultatin e 25 prillit. Në zgjedhjet e ardhshme ajo çka dëshmoi vota e 25 prillit, në terma të tjerë është një rankim që i bëhet kandidatëve. Jo vetëm ato që janë në zonën humbëse, e ato fituese, kanë një rankim për votën qytetare. Ka 18 deputetë të rinj që hynë në Parlament nga Qarku i Tiranës, po jo të gjithë kanë marrë vota të njëjta. Kjo është kontribut, që nesër për të kërkuar një kontribut e funksion politik, edhe nëse nuk është pjesë e Parlamentit, ai nuk mundet dot të ketë të nijetin fuqi, apo gojë të hapur për të kërkuar kur numri i votave të tij, nuk ka kontribuar në fitoren e PS në pesën dhe rëndësinë e duhur. Kjo dëshmon që sistemi i ri dhe këto palë zgjedhje, kanë sjellë një realitet dhe erë të re në politikën shqiptare. Kjo tregon një garë reale për t’u vlerësuar në bursën politike përmes votave/BW