.

Kapet një sasi prej rreth 1 kg kokainë, policia aksion në zonën e Plazhit. Detajet e para

Dy të rinj që merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Durrësit kanë përfunduar në prangat e policisë.

Shtetasit me iniciale V.M., 29-vjeç dhe E.SH., 30-vjeç përfunduan në pranga gjatë një aksioni të zhvilluar pasditen e sotme.

Deri më tani sipas informacioneve paraprake të policisë janë sekuestrua rreth 1 kg kokainë.

Njoftimi:

Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë.

Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë.
/panorama