.

Ka 16 gra dhe 151 fëmijë, 66-vjeçari: Dua ta shtoj familjen!

Një burrë, i cili ka 16 gra dhe 151 fëmijë, thotë se kërkon që të shtojë familjen. Misheck Nyandoro, nga Zimbabve thekson për “The Herald” se puna e tij me kohë të plotë është që të kënaqë gratë e tij, duke shtuar se po kërkon më të reja.

Ndërkohë, sipas tij, janë fëmijët ata që e “bombardojnë” me dhurata, duke e lejuar që të bëjë një jetë luksoze.

“Po bëj projektin tim të poligamisë. E kam nisur në vitin 1983 dhe nuk do të ndalem derisa të vdes. Aktualisht, po planifikoj dasmën time të 17-të. Të gjitha gratë e mia gatuajnë dhe unë ha vetëm ushqime të shijshme. Nëse gatimi nuk është në standardin e duhur, e hedh në plehra. Ato i dinë rregullat dhe nuk inatosen kur ia hedh në plehra atë që kanë gatuar, por mësojnë që herën tjetër të gatuajnë më mirë”, tregon afrikani.