.

Ish-i dashuri në kërkim nga policia, këngëtarja e njohur reagon për vrasjen e 27-vjeçarit në Tiranë: Nuk mund…

Këngëtarja e njohur Baby G ka reaguar për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në lagjen 5 Maji.

E tronditur nga kjo ngjarja e rëndë ajo shkruan se ende nuk mund ta besojë: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”.

Këngëtarja njihej me viktimën nëpërmjet Blerim Hotit, i njohur ndryshe dhe si Lim Hoti, me të cilin ka patur një lidhje dashurie. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia për moskallëzim krimi, pasi ka qenë i pranishëm në tavolinën ku është qëlluar Qema.

Marjus Dema, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Mehmet Qema, mbrëmjen e djeshme në lagjen 5 Maji në Tiranë, është vetëdorëzuar në polici.

Burime bëjnë me dije se së bashku me të është vetëdorëzuar në polici dhe shtetasi Frenkli Myftari, i cili ka qenë po ashtu i pranishëm në momentin e krimit, dhe akuzohet për fshehje të krimit.

Mësohet se dorëzimi i dy të rinjve është bërë pas negociatave të shumta që kanë bërë me ta edhe familjarët e avokatët, ndërkohë që mbetet ende mister shkaku i vrasjes, pasi autori dhe viktima kishin miqësi prej disa vitesh së bashku.

Për ngjarjen vazhdojnë që të mbeten në kërkim shtetasit Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti (reperi i njohur si Lim Hoti, mik me Stresin) e Xhuljano Koçi, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.