.

EMRI-FOTO/ Aksidenti tragjik, humb jetën 22 vjeçari shqiptar në Itali


Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Alessio Veseli. Ai u përplas me një kamion, ndërsa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Alfa Romeo”.

 

Aksidenti fatal mësohet se ka ndodhur mëngjesin e kësaj në marte në Pignataro Interamna , në provincën e Frosinone .

Përplasja ishte aq e fortë saqë nxori makinën nga rruga, duke çuar në vdekjen e menjëhershme të 22-vjeçarit.