.

“Duke pritur Godonë”/ Rama ironizon BE-në për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për…

Ndërkohë që ende nuk ka një datë të qartë se kur do të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë së Veriut, kryeministri Edi Rama ka ironizuar Bashkimin Evropian.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kreu i Qeverisë ka sjellë në vëmendje kryeveprën botërore të Samuel Beckett ‘Duke pritur Godonë’.

Në twitter Rama shkruan: “Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme”

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së e shtynë vendimin për daten e nisjes së Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ata e shtynë vendim për në verë, në samitin e Austrisë.