.

Ylli gjeorgjian tek “Kënga Magjike”, Nutsa: Pse vendosa të konkurroj në një festival shqiptar

Nutsa është këngëtarja nga Gjeorgjia që ka vendosur të konkurrojë në “Këngën Magjike 2021”. “We are one” është kënga me të cilin ka vendosur të marrë pjesë dhe do të konkurrojë me emra të njohur shqiptarë. Në një rrëfim për “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja tregoi se përse vendosi të merrte pjesë në një festival shqiptar.

“Isha e interesuar në fakt, por në fillim menaxheri më tha për këtë kompeticion sepse nuk e dija që ekziston dhe më pas kur e pashë në Youtube, më pëlqeu vërtetë dhe thashë pse jo. Isha shumë e interesuar dhe jam shumë e lumtur që performova, takova njerëz të mrekullueshëm dhe mezi pres të kthehem.“, tha Nutsa.

Këngëtarja u ndal dhe tek rrugëtimi i saj artistik, ku theksoi se performancën e parë skenike e ka patur në moshën 3 vjeçare. Ajo tregoi se synimi i saj është fama ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në festivale të tilla, është një mënyrë e mirë për të realizuar ëndrrën e saj.

“Êshtë synimi im, ëndrra ime të bëhem këngëtare ndërkombëtare dhe mendoj se hap pas hapi do t’ja arrij. Është e rëndësishme që të mos pushoj dhe të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet në jetë dhe shpresoj që të funksionojë.”, u shpreh këngëtarja