.

Të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Elbasanit, dyshohet se…

Të shtëna me armë pranë Gjykatës së Elbasanit, ndërsa një grua ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Nga të dhënat, raportohet se një burrë, ish-polic, ka plagosur me armë gruan. Ndërhyrja në kohë e policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e të plagosurës.