.

Rezultati i zgjedhjeve/ Artan Fuga: Ja hapat që duhet të ndjekë opozita për të demokratizuar elektoratin


Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli mbi zgjedhjet, rezultatin e tyre, por edhe hapat që duhet të ndjekë një opozitë për t’u rigjeneruar. Ai tha se me termin “shit-blerje vote e ligjshme” i atribuohet, votave që sigurohen nga nëpunësit shtetërorë, mjekët, infermierët, që po t’i mbledhësh janë me mijëra. Sa i përket opozitës, ai tha se në kushtet aktuale, duhet të thyejë atë që quhet “simetri politike”, të rigjenerohet, e të mendojë se si të demokratizojë elektoratin, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme të ketë tjetër rezultat.

“Ne kemi një administratë publike në pushtetin qendror, hierarkike, ku një pjesë e kësaj administrate, përbëhet nga nëpunës politik. Një pjesë tjetër janë të emëruar siç kanë qenë këto tre dekada. Ka brenda influence politike, shoqërore, financiare. Janë një pjesë e nëpunëse që janë militantë politikë dhe çdo parti në pushtet luan me ta. Janë një pjesë e nëpunësve që janë me meritë. Janë nëpunës që në një farë mënyre kanë një lloj neutraliteti politik, por edhe ata janë me frikën dhe bëhen mijëra. Shto edhe mijëra të tjerë që janë mësues, mjekë, infermierë e tërë me radhë, bëhet, shto edhe nëpunësit e pushteti lokal. Ne kemi nevojat që kanë njerëzit për të rikthyer pronën. Kemi një pjesë të elektoratit i cili në një farë mënyre, hapur apo nëndheshëm ndërron privilegjet administrative me votën. Nëse këtë element të marrim, kemi atë që quhet shit-blerje të votës.

Nëse nëpunësi të ketë status të pavarur nga policia, institucionet e drejtësisë të mos jenë nën presion nga politika, ne gjithmonë do të kemi atë që quhet shit-blerje e votës, jo me para në dorë. Unë mora një shembull, nuk mora Kodin Zgjedhor, prishjen e marrëveshjeve. Ky devijim i vullnetit të elektoratit është pjesë e sistemit. Nga kjo pikëpamje nuk është opozita që e administron këtë, e ka administruar partia në pushtet. Gjëja minimale që duhet të bëjë opozita, është se duhet të shfaqë simetri politike, të shfaqte me guxim një alternativë, që këtë pushtet që nuk lejon rotacion, duhet të merrte një qëndrim shumë të hapur, parimor. Nuk është problemi që fitoi opozita apo partia në pushtet.

Problemi im është që politika të emancipoi politikisht qytetarit. Kjo thyerje e simetrisë politike nuk u bë nga opozita. Nëse opozita do të emancipoi elektoratin, e më pas do të ketë mbështetje, nëse nuk shikon këtë e të shikojë që disa gjëra që po denoncon vetë, po thotë se janë bërë para se të bëhen zgjedhjet, duhen denoncuar. Këto janë ato që unë mendoj që opozita ka nevojë të certifikojë mendimet e veta dhe t’i nxjerrë publikisht, për manipulime dhe nga ana tjetër të bëjë një lloj reflektimi ndaj vijës politike që e ka drejtuar, të gjithë aksionit të saj politik, i cili lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se sa është opozita e interesuar të bëjë këtë reflektim. Ajo që unë supozoj, mendoj që drejtuesit e opozitës, e në radhë të parë e kam për Lulzim Bashën, ka dy rrugë. Rruga e parë është të bëhet promotor i asaj që quhet thyerje e simetrisë politike, demokratizimi i programit, i sjelljes elektorale, etj, etj, që do të çonte më pas në një garë të brendshme brenda opozitës.

Kjo është rruga e një ndryshimi. Nëse ka mekanizma frenues që Basha s’e bën këtë. Vijat ndarëse duken edhe që tani. E para në vijat ndarëse është një grup që e quaj institucional, është kryesia, grupi i deputetëve dhe drejtues të Partisë Demokratike nëpër qarqe. Mos të harrojmë se ka edhe vija ndarëse. Duhet të dimë që PD ka sjellë në parlamentin e ri edhe parti të tjera, të cilat kanë sjellë kontributin e vet me vota, por ka qenë një marrëdhënie të ndërsjelltë. Ata s’janë të detyruar të ndjekin lidhjen logjike me PD.

Shihet se mes tyre ka diferenca. Diferenca mes krerësh partish, që s’janë në të njëjtat parametra si zoti Basha. Nga Partia Demokratike janë shkëputur disa ish-drejtues të saj, që formuan parti të vogla, por janë faktorë, kanë formuar një grup që përbën një segment më vete. Nuk dihet se çdo të japin. E katërta është ajo që unë më parë zgjedhjeve kam diskutuar që brenda PD do të ngrihen zëra që do të kërkojnë ndryshim. Ja u bënë katër vija ndarëse që janë sot. Nuk e di çdo të japi si fragmentanizimin, por di këtë gjë, që një sistem që nuk është felksibël dhe është i ngrirë në pozicionet e veta, është i prirur të shkojë në një shpërthim të fundit.

Historitë e partive të tjera në Evropë ka qenë rinovimi, vetëkorrigjimi, jo për të qëndruar lidhur pas një statusi, detyre, kolltuku. Këto janë shumë të rëndësishme dhe patjetër do të kemi zhvillime. Nuk mundet të mos mendojë lidershipi i një Partie Demokratike që është i përjashtuar nga privilegjet juridike, institucionale. Nuk mundet që lidershipi të gëzojë statuse parlamentare, deputetësh dhe elektorati të jetë në një gjendje që në një farë mënyre prodhon pakënaqësi. Kjo do e sillte situatën në PD në një çarje, u shpreh akademiku.

Nëse ky ndryshim i madh nuk ndodh në PD dhe forcat tradicionale të PD, a ka shpresë që një forcë nga jashtë këtyre forcave tradicionale të marrin flamurin.

Artan Fuga: PD në parlamentin e ardhshëm ka vendet e veta të deputetëve. Ajo që unë shikoj si lëvizje anti-Bashë, nuk mundet të luhet ideja e përjashtimit. Permanenti do të vazhdojë historinë e vet. Nëse s’ka kriza të mëdha që s’vijnë nga gjëra të tjera, do të thotë mirupafshim pas 4 vitesh. Elektorati opozitar në përgjithësi ndodhet në një përgjegjësi inferiore, e sheh veten të përjashtuar nga shumë të drejta reale, e barazi shansesh, e sheh veten e përjashtuar nga ndarja e të mirës publike./bw