.

Grupimi për PD-në në konferencë: Ja pse duhet të largohet Lulzim Basha nga drejtimi i partisë

Grupimi për PD-në, në një konferencë për media, kanë listuar një sërë arsyesh se përse Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Sipas asaj që u tha në konferencën për media, Partia Demokratike në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe votuesi tradicional i kësaj force nuk u kthye në kutitë e votimit.

Grupimi që përbehet nga Edith Harxhi, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Arben Imami, Indrit Hoxha, Bislim Ahmetaj, Edvin Kulluri dhe Arben Ristani , solli në vëmendje se në politikë një drejtues mban përgjegjësinë e dështimit, pavarësisht nga arsyet.

Po ashtu, grupimi për PD-në kërkoi që të merren përgjegjësitë për humbjen të cilësuar si të rëndë, dhe të ndiqet shembulli i ish-kryeministrit Sali Berisha që u largua pas humbjes së zgjedhjeve.

“Largimi i Lulzim Bashës nuk është fundi i PD-së por është fillimi i ringritjes. Mosmarrja pjesë në reformën territoriale, apo në zgjedhje i la fushë PS-së. Sot PD nuk ka asnjë të zgjedhur në nivel qendror dhe nivel lokal. Lista e PD rezultoi e shitur, me ata u sigurua një shumicë kushtetuese. Marrëveshja e 5 majit dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët.”

Zonja Harxhi në fjalën e saj tha gjithashtu se PD duhet t’i rikthehet urgjentisht rrënjëve të saj dhe të shohë drejt së ardhmes. T

“Nuk bëjmë dot zgjedhje të lira në vend, kur nuk i kemi në parti.Ne propozojmë një reformim të thellë për PD, modeli i hapjes dhe bashkimit të të gjitha forcave, të atyre që janë larguar nga PD, apo duan të kthehen..”