.

Kujtim Gjuzi i revoltuar pas zgjedhjeve: Nuk i njohim! Rama do të bëhet President prandaj po shkarkon Metën

Deputeti Kujtim Gjuzi është shfaqur i revoltuar në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjuzi ka deklaruar se koalicioni ku garonte nuk i njeh këto zgjedhje, teksa thotë se deputetët e opozitës aktuale parlamentare janë më të mirët.

Ai gjithashtu thotë se Rama tashmë kërkon të shkarkojë Presidentin Meta pasi do të bëhet vetë President i Republikës.

‘’Yuri Kim jep mbështetje pa dalë rezultati për PS. Parti kriminale. Një komisioner që nuk lejon emigrantët të votojnë. Prandaj ne jemi këtu, ishim këtu, jemi më të mirët e më të mirëve nga ata që kanë qenë në parlament. I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë 3 kolegëve të mi deputetë që ishim në koalicion. 7 shoqatave mos njohin këtu zgjedhje.

Rama do të bëhet President prandaj kërkon të shkarkojë Metën. Nëse Presidenti ka bërë shkelje i ka bërë në 2017. Tani ka shkelur të drejtën sepse ka ofenduar apo ka thënë diçka për ambasadën amerikane. Nëse Presidenti është i sëmurë, e ftoj të shkojmë në spitalin psikiatrik dhe të shohim është në rregull Presidenti apo Kujtim Gjuzi. ‘’- tha Gjuzi.