.

Defender21 ‘nuk ia del të shuajë’ betejën mes Presidentit e Kryeministrit, ja ç’ndodhi në transmetimin live

As stërvitja ushtarake Defender21, duket se nuk ka mund të sjellë paqe mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama hyri drejtpërdrejtë nga Durrësi, me transmetimin e ceremonisë, sinjali u ndërpre menjeherë pasi kreu i qeverisë, përfundoi fjalën. Dhe kjo, duket se jo pa qëllim. Menjëherë pas tij fjalën përshëndetëse në ceremoni e mori Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Kujtojmë se sot parlamenti do të diskutojë mbi kërkesën e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit, pasi sipas socialistëve, ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 prillit.