.

Defender Europe21, ‘vë në rresht’ Ramën e Metën, në parlament diskutohet shkarkimi i Presidentit

Ndërsa parlamenti nis sot debatin për nismën e PS për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, stërvitja ushtarake Defender21 e cila nisi sot në Durrës, bën bashkë kreun e Shtetit me kryeministrin Edi Rama.

Të ulur në rreshtin e parë, Presidenti Ilir Meta e kryeministri Edi Rama kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë e celjes së stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s në Ballkan, në prani edhe të ambasadores amerikane Yuri Kim.