.

Shqipëria dhe Izraeli firmosin Konventën për eliminimin e taksimit të dyfishtë. Ja qëllimet e marrëveshjes dhe kush do të përfitojë

Ambasadori i Shqipërisë Bardhyl Cenaj dhe ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi, zhvilluan sot një takim dypalësh që u finalizua me nënshkrimin e Konventës për eliminimin e taksimit të dyfishtë.

Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.

NJOFTIMI

Realizimi i kësaj Konvente behet me qëllimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, pa krijuar mundësitë për mos-tatim ose tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit ose shmangies tatimore (duke përfshirë nëpërmjet marrëveshjeve mbi zbatimin e traktateve të favorshme, të cilat synojnë të përfitojnë lehtësirat e ofruara në këtë Konventë për përfitim të tërthortë të banorëve të Shteteve të treta)”, thuhet në njoftim.

1.Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.

2.Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit Shtet Kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një Shteti Kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai Shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij Shteti. Në asnjë rast, dispozitat e këtij paragrafi nuk interpretohen se cenojnë të drejtat e një Shteti Kontraktues për të tatuar rezidentët e atij Shteti Kontraktues.

/panorama