.

PS 50 firma për ta shkarkuar, Meta: Mos u merrni me “shashka”, por hetoni krimet zgjedhore

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon pak pasi kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli nga Kryesia e Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Presidenti shkruan se duhet të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor.
“Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, shkruan nër të tjera Meta.

Kujtojmë se 50 deputetë të Kuvendit kanë firmosur deri më tani për shkarkimin e presidentit Ilir Meta me argumentin se ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë fushatës zgjedhore.