.

Përgatituni për plazh! Meteorologu tregon sa do arrijnë temperaturat gjatë kësaj jave

Në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Klan News ka qenë meteorologu i njohur Hakil Osmani i cili ka treguar se si do jetë moti gjatë kësaj jave dhe cilat do jenë vlerat termike më të larta.

“Përsa i përket kushteve të motit do të vijojë të kemi pothuajse këtë mot, ku në pjesën më të madhe të ditës do kemi mbizotërim të motit të qëndrueshëm, por herë pas here pritet të kemi zhvillim të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu, por do jenë 1-2 orë, jo më shumë dhe me sasi të pakët. Më të dukshme këto reshje gjatë javës pritet të jenë gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte, ku pritet që të përfshijë pothuajse një pjesë të mirë të territorit shqiptar, por që sërish mbeten reshje ne sasi të pakët dhe afat shkurtra.

Përsa i përket vlerave termike, ky fillim jave deri të mërkurë do të kemi një rënie të lehtë të vlerave termike duke bërë që deri ditën e mërkurë vlerat maksimale në territorin shqiptar të zbresin edhe në vlerat 25 apo 26 °C. Duke filluar nga dita e enjte deri në fundjavë ku do kemi sërish rikthim të temperaturave të larta në territorin shqiptar duke bërë që maksimumet në fundjavë do kulmojnë vlerat 28 apo 29 °C sërish në territorin shqiptar, po ashtu pritet që vlerat minimale në zonat malore të shkojnë rreth vlerave 10 apo 11 °C”, është shprehur Hakil Osmani.