.

“Je i shitur, palaço, pederast”/ Plas keq mes Frrok Çupit dhe Lefter Maliqit në emision, analisti heq mikrofonin

Një debat i ashpër ka nisur mes analistit Frrok Çupi dhe ish deputetit Lefter Maliqi në studion e emisionit “Breaking”.

Teksa po debatonin për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Maliqi e cilësoi të shitur analistin Frrok Çupi.

Kjo nxiti menjëherë reagimin e ashpër të Çupit, i cili i tha: “S’mund të më thuash mua je i shitur, nuk ta lejoj edhe pse je polic.”

Biseda agravoi në ofendime nga më të ndryshmet, “Ti je palaço, je pederast” mes njëri-tjetrit derisa Çupi zgjodhi të hiqte mikrofonin dhe të largohej nga studio.

Maliqi: E para  nuk mbete i habitur që një pjesë e mediave shërben pushtetit e të drejtë kanë sepse është ky interesi i madh, por që të krahasojmë Edi Ramën me Tony Blair, Shqipërinë me Anglinë…

Çupi: Shiko ti Lefter i dashur e krahasova unë dhe si shërbej askujt.

Maliqi: Frrok, që i shërben, i shërben, rri rehat

Çupi: Edhe pse je polic nuk të lë.

Maliqi: Kush është polic e di mirë, unë kam edhe shkollë edhe…

Çupi: Ore budalla, idiot, ore maskara.

Maliqi: Ka më rrugaç se ty, ka më palaço se ty, më fëlliqësirë se ty.

Çupi: Ore Maskara, unë nuk të lë o ndyrësirë, o pis, pis..

Maliqi: Pederast, palaço, mos më thuaj mua ashtu, qelbësirë, rrugaç, i blerë, i shitur.

Çupi: Maskara burrë (heq mikrofonin dhe largohet)

Maliqi: Të më thuash mua ti, që kam mbaruar Skënderbegas, shkollën e bashkuar, shkollën e policisë, kolegjin e lartë të Nato-s, master shkencor studime Evropiane me një karrierë të madhe që e prodhova dhe të më thuash ti për këto gjëra, por kjo është turp.