.

Vuçiç ankohet dhe ka frikë nga bisedat: Dikush po më përgjon

 


Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiç tha se e di se kush qëndron pas përgjimeve ku ai bën pjesë, por shtoi gjithashtu se kjo është çështje e institucioneve.

Ai tha se nuk ka frikë nëse bisedat mes tij dhe të tjerëve do të publikoheshin. “Po, unë e di, dhe u takon autoriteteve kompetente ta përcaktojnë. Është çështje institucionesh, ka gjëra më të vështira, besoni apo jo, sesa përgjimi i kokës së shtetit”, tha Vuçiç.

 

Ai tha se ka marrë informacion nga përgjimi i policisë dhe se ata i sollën biseda. Vuçiç shtoi se bëhej fjalë për marrëdhëniet e tyre të ndërsjella dhe se ai nuk është i shqetësuar për atë konflikt, sepse tha se “tani gjithçka është e pastër”.