.

Shkrumbohet nga flakët kati i 6 i një pallati në Tiranë

 

Kati i gjashtë i një pallati në Rrugën e Dibrës në Tiranë është shkrumbuar nga zjarri.

Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale, e jo të lënduar në njerëz. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sakaq, vijon puna nga grupi hetimor për përcaktimin e dinamikës së kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:

Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit.

 

/BW