.

Koordinatori i PD për Sportin, Andi Lila: Sfida e vërtetë sapo ka nisur, demokratët e bashkuar me Bashën në krye do ia dalim përballë manipulatorëve

Koordinatori i PD për Sportin, Andi Lila ka përcjellë një mesazh për demokratët pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lila mbështet kryetarin e PD, Lulzim Bashën duke theksuar se sfida e vërtetë sapo ka nisur, dhe demokratët e bashkuar do ia dalin në përballjen me manipulatorët.
Ai thotë se uragani popullor tashmë nuk do të ndalet, teksa hedh akuza ndaj qeverisë për ndikim në zgjedhjet e 25 prillit.
STATUSI NGA ANDI LILA

Me privilegjin që z.Basha dhe Partia Demokratike më dhanë si Koordinator Kombëtar i Sportit,

kudo ku shkuam, këdo që takuam, vetëm shkëlqimin e shpresës, të optimizmit, ndryshimit e perspektivës me sytë tona vështruam gjithkund. Por dita e ndryshimit të madh erdhi si një mallkim, shkaktuar nga manipulimi i pamatshëm, dhuna e bandave të ushqyera nga tregu zyrtar i hashashit, shtypja e presioni i administrates, makineria e oligarkëve furnizuar me paratë e siguruara prej taksave publike, policia e drejtësia në këmbë për të avokuar kriminelët. Ato i pushkatuan zgjedhjet e lira si askund në botë e askush në trojet shqiptare. Ato grabitën shpresën, të ardhmen e fëmijëve tanë. U sollëm si europiane, por u shperblyem si në mesjetën barbare. Por, ne në tokë kurrë nuk ramë. Sfida e vërtetë sa ka nisur. Partia Demokratike, gjithë demokratët e bashkuar me z.Basha në krye, do ja dalim në përballjen me këta manipulatorë. Ne do ju mbështetim, sepse uragani popull tashmë nuk do ndalet, së bashku do i prijmë.

Ne jemi këtu,do të jemi këtu,në mbrojtje të demokracisë, sepse ne jemi shqiptarë dhe veç gjuhën amtare flasim.

/BW