.

Eskavatori del nga rruga, plagoset rëndë shoferi 60-vjeçar. Dërgohet me urgjencë në spital


Një 60-vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në Poliçan. Sipas policisë, një eskavator ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 60-vjeçari me iniciale Q.D.

“Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes./panorama