.

Kërcënimi i kandidatit në Fier, reagon Meta: Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se një kandidat në Fier është kërcënuar, pasi deklaroi se i kanë vjedhur votat në zgjedhjet e 25 prillit.

Presidenti Meta bën apel të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore dhe që të vijojë me transparencë të plotë procesi deri në rinumërimin e votës së fundit të sovranit.
“Të mbrohen denoncuesit e krimeve zgjedhore!
Të vazhdojë procesi me transparencë të plotë deri në rinumërimin e votës së fundit të Sovranit! ??”, deklaron Meta.

 

Deklaroi se i vodhën votat, kërcënohet kandidati në Fier: Më thanë ‘hiq dorë ose do të zhdukim’