.

Këpucët e golit legjendar të Messit, shiten në ankand për shumën marramendëse

Shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s” ka shitur këpucët e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, ato të golit numër 644 në karrierën e tij te skuadra katalane, që theu rekordin e golave të realizuar, rekord i mbajtur më parë nga braziliani legjendar Pele.

Goli rekord i Messit u shënua gjatë ndeshjes kundër Valladolid, më 22 dhjetor 2020. Këpucët u blenë në ankand për 125.000 paund dhe të ardhurat nga shitja e tyre do të shkojnë në spitalin universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.