.

Çfarë është strabizmi i venusit dhe si kurohet?

Strabizmi i Venusit është një formë e lehtë e shikimit shtrembër që mund të shfaqet që nga fëmijëria. Është një patologji, e shkaktuar nga mosfunksionimi i muskujve të syrit.Karakterizohet nga një simetri e papërputhur mes dy syve të cilat për këtë arsye edhe në dukje janë të ndryshëm.
Quhet kështu sepse në mitologjinë greke thuhet se Venusi, perëndesha e bukurisë dhe dashurisë, gjithashtu e kishte këtë karakteristikë.
Kjo formë e strabizmit është një sëmundje që nuk duhet të nënvlerësohet. Mund të rezultojë në fokusim të vështirë të objekteve shoqëruar me shikim të dyfishtë dhe perceptim të dobët të qartësisë. Në një kohë të gjatë mund të çojë në humbje progresive të shikimit, dhimbje koke dhe lodhje vizuale.
“Ndryshe nga format më të rënda të strabizmit normal, strabizmit i Venusit është zakonisht asimetrik, domethënë, prek vetëm njërin sy dhe bën që syri i devijuar të kthejë pupilën pak jashtë për sa i përket boshtit të fytyrës.
“Sytë janë në një gjendje të tillë që personat e prekur të mos kenë qartësi shikimi”, shpjegon okulisti Gaetano Cupo.
Ai shpjegon se kjo patologji me kalimin e kohës falë zhvillimit të trurit. Në fakt ka raste të shumta të cilat përcaktohen nga faktori gjenetik. Ndërsa tek të rriturit, mund të shkaktohet për shkak të dëmtimit të muskujve të syrit, pas traumës së kokës ose shfaqjes së patologjive që prekin sistemin nervor. Sëmundjet e syve të tilla si kataraktat gjithashtu mund të nxisin këtë problem.

“Shkaqet mund të jenë të ndryshme. Më e zakonshme është ajo e një mosfunksionimi që prek muskujt e syve. Në situata të tjera, sidoqoftë, strabizmi i Venusit mund të ngatërohet me një miopi të një shkalle të lartë, domethënë në një defekt vizual që në fazën e zhvillimit shkakton një devijim progresiv në brendësi të syrit,” shpjegon Cupo.

Si të trajtohet strabizmi i Venusit?
Kur strabizmi si patologji shfaqet në formë të rëndë, kjo përfshin një humbje graduale të shikimit. Prandaj është e përshtatshme të trajtohet me përdorimin e lenteve korrigjuese, që synojnë përmirësimin e shikimit. Ata gjithashtu bëjnë të mundur korrigjimin efektiv të devijimit të syrit.
Nëse, nga ana tjetër, shkaku lidhet me ambliopinë që ndodh tashmë në fëmijërinë e hershme dhe prek 4% të popullsisë botërore gjatë fëmijërisë, duhet ndërhyrë që në fazat e para. Duhet të theksohet se strabizmi i Venusit zakonisht përfshin shqetësime të kufizuara me kalimin e kohës. Pra, në shumë raste mund të jetoni me të pa probleme.
“Simptomat kryesore të vështrimit të Venusit përbëhen nga një vështrim jo simetrik. Ky devijim minimal mund të mos ndërhyjë në shikimin sepse retina dhe truri janë në gjendje të kompensojnë këtë devijim minimal anatomik. Pikërisht për këtë arsye dhe duke marrë parasysh aspektin jashtëzakonisht magjepsës të kësaj gjendje fizike, problemi nuk kërkon ndonjë korrigjim optik ose kirurgjik, siç është rasti për format e tjera më
të rënda të shikimit”, shpjegon eksperti.
Burimi: Il Giornale, Gazeta “Si”