.

Tirana drejt fundit/ Kush janë 3 të majtët dhe të djathtët që kanë votuar më shumë qytetarët (SHIFRAT)

Në KQZ ka mbetur pa u pasqyruar vetëm një kuti e Tiranës nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa Parlamenti i ri është kompletuar me 140 deputetët.

Vetëm 3 kandidatë kanë mundur të thyejnë herësin dhe të sigurojnë mandatin e deputetit, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi nga Partia Socialiste dhe Luçiano Boçi nga Partia Demokrate.

Më i votuari i Partisë Demokrate është Lulzim Basha me 16186 vota, ndjekur nga Agron Shehaj me 13852 vota dhe Belind Këlliçi me 11581 vota .

Ndërsa në Partinë Sociliste më i votuari është Fatmir Xhafaj me 16738 vota, i cili arriti të thyente dhe herësin, ndjekur nga Ornaldo Rakipi me 15697 vota dhe Belinda Balluku me 15361 vota.

Fatmir Xhafaj mori mandatin e Fidel Yllit, ndërsa Ornaldo Rakipi mori mandatin e Ervin Bushatit të cilët mbetën jashtë Parlamenti pavarësisht se favorizoheshin nga renditja.