.

Shkodra në zi, humb jetën artisti i njohur në moshën 76 vjeçare (EMRI)

 

Artisti i njohur shkodran Berhan Nehani është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë. Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.