.

PS nis procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, ja SMS-ja që mbërriti në celularët e deputetëve socialistë

Teksa Presidenti Ilir Meta tha se do të vijojë të qëndrojë në Presidencë deri më 24 korrik 2022, Partia Socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

“BalkanWeb” mëson se sot ka mbërritur një mesazh në celularët e deputetëve socialistë, ku thuhet mes të tjerash se PS ka vendosur të iniciojë procedurën e shkarkimit të Presidentit.

“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhet në mesazh.