.

Përgjysmohet grupi i socialistëve, kush janë 34 deputetët aktual të Kuvendit që nuk do të jenë më pjesë në 4 vitet e ardhshme

34 deputetë aktual të Partisë Socialiste nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit në 4 vitet e ardhshme. Disa prej tyre nuk u kandiduan nga kryeministri Rama, dhe të tjerë nuk u renditën në listën fituese, duke e humbur kështu shansin për të qenë përfaqësues të socialistëve në katër vitet e ardhshme.

Mes largimeve që të bien në sy janë padyshim ato të Mimi Kodhelit, Pandeli Majkos, Fidel Yllit, Eglantina Gjermenit, Vasilika Hysit, Ervin Bushatit, apo Senida Mesit e cila arriti majën e karrierës së saj, teksa Rama e zgjodhi zëvendëse të tij.
Në total në këtë 4 vjeçar që kemi hedhur pas krahëve, grupi i PS përbëhëj nga 74 deputetë, njëjtë sa mandate i fituan në 25 Prill. Ndërkohë që në mesin e 34 prurjeve të reja që i janë bashkuar fitores së PS-së në zgjedhjet e së dielës, vlen të përmendim ministren Belinda Balluku, e cila tashmë do të jetë dhe deputete, Toni Gogun apo Alqi Bllakon prurje të Bashkisë së Tiranës, si dhe zonjat që janë renditur të parat në qarqet e tyre, të cilat janë kryesisht pa eksperiencë politike.

Më poshtë lista me 34 deputetë të PS-së që nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit:

1. Adelina Rista
2. Adnor Shameti
3. Alket Hyseni
4. Almira Xhembulla
5. Anastas Angjeli
6. Anduel Xhindi
7. Arben Kamami
8. Bashkim Fino
9. Besnik Baraj
10. Ditmir Bushati
11. Dritan Bici
12. Edlira Bode
13. Edmond Leka
14. Eglantina Gjermeni
15. Elona Hoxha (Gjebrea)
16. Fatmir Velaj
17. Fidel Ylli
18. Ilir Beqaj
19. Mimi Kodheli
20. Musa Ulqini
21. Pandeli Majko
22. Robert Bitri
23. Rolant Xhelilaj
24. Sadi Vorpsi
25. Sadri Abazi
26. Senida Mesi
27. Spartak Braho
28. Vasilika Hysi
29. Vilma Bello
30. Xhevit Bushaj
31. Ervin Bushati
32. Ardit Konomi
33. Ardiana Jaku
34. Artemis Malo