.

Manastirliu publikon foton e trinjakeve të porsalindura Kiara, Siara dhe Aiden: Ju uroj një ditë të mbarë!

Një nënë e re ka sjellë në jetë tre vajza, të quajtura Kiara Siara dhe Aiden.

Lajmin e ëmbël e ka publikuar në rrjete sociale ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit thotë se nëna dhe trinjaket gëzojnë shëndet të plotë, e për këtë, përgëzon stafin e maternitetit “Koço Gilozheni:

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Manastirliu.