.

Krimi zgjedhor, Prokuroria: Deri më tani janë regjistruar 22 raste

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tiranë këtë të premte ka theksuar se janë në pritje të shqyrtimit të rasteve të denoncuara në lidhje me parregullsitë në procesin zgjedhor.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet me dije se deri më tani janë marrë në hetim nga prokurorët 22 raste të denoncuara.

“Një rast për nenin 325 te Kodit Penal, një rast për nenin 326/ a te Kodit Penal, dy raste për nenin 327 te Kodit Penal, dy raste për nenin 328 te Kodit Penal, 15 raste për veprën sipas nenin 328/a te Kodit Penal, dhe një rast për nenin 329 te Kodit Penal.

Janë duke u kryer intensivisht veprimet hetimore nga prokuroret qe ndjekin rastet”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.