.

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje drejtuesin e motomjetit (Emrat)

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur këtë mesditë në Fier.

Policia njofton se një makinë është përplasur me një motomjet, ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit të fundit, një 50-vjeçar.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur shtetasi Ardjan Hoxha, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Ervin Sinanaj.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.