.

Policia reagon për sherrin me grushte e karrige në qendrën e numërimit, si ndodhi përplasja


Policia e Tiranës ka reaguar pas sherrit me sende të forta në shkollën “1 Maji” brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Policia sqaron se ka patur konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave, i cili ka degjeneruar në dhunë. Procesi për momentin është ndërprerë në këtë qendër, ndërsa janë shoqëruar 8 persona.
Njoftimi:

 

Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.Policia reagon për sherrin me grushte e karrige në qendrën e