.

“Votuesit e bënë detyrën e tyre, tani u takon numëruesve që të…”/ Yuri Kim thirrje kandidatëve dhe partive politike


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim teksa po ndjek nga afër procesin e numërimit në zonën e Vasil Shantos thekson se votuesit shqiptarët e bënë punën e tyre dhe tani u takon numëruesve të kryejnë detyrën me integritet.

Edhe gjatë kësaj deklarate, ajo u bëri thirrje partive politike që të presin certifikimin e rezultatit dhe ta pranojnë atë.

Yuri Kim: Ne do ta shohim procesin nga afër. Sikurse e kam thënë edhe më herët, votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu, mendoj se është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin problematikat në mënyrë që të ketë një proces që përmirësohet me kalimin e kohës.

Për kandidatët dhe partitë është koha që të presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet, ata duhet ta pranojnë atë. Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu deri në fund.