.

Rezultate paraprake/ PS dhe PD “kokë më kokë” për mandatin e Dibrës. Ja si kanë ndryshuar shifrat në Korçë


Gara mes PD-së dhe PS-së në qarkun e Dibrës vijon të jetë tepër e ngushtë kur janë numëruar 202 qendra votimi nga 227 në total.

Partia Demokratike mban mandatin e tretë në këtë qark falë epërsisë fare të lehtë prej vetëm 25 vota me Partinë Socialiste.

Forcë e tretë në këtë qark është LSI-ja që ka grumbulluar 3810 vota, të pamjaftueshme për të siguruar një mandat.

Sjellim në vëmendje që nëse PD dhe LSI do të garonin një koalicion me formulën e vjetër nuk do ta diskutonin mandatin e tretë në këtë qark.Ndërkaq në Korçë PS-ja e ka rritur epërsinë kundrejt PD-së, ku socialistët janë 5244 vota para demokratëve. Me 6410 vota renditet e treta LSI-ja.

Vlen për tu theksuar që edhe në Korçë PD dhe LSI bashkë kanë më shumë vota në total, por duke qenë se garojnë në koalicione të ndara votat e LSI-së nuk i japin një mandat më shumë opozitës.