.

Përfaqëson PS në shkollën ku ndodhi sherri, Kodheli: Luftuan si gladiatorë me njëri-tjetrin


Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në shkollën “1 maji” në Tiranë, ku pati një përleshje të dhunshme mes disa personave, u shpreh se nuk njihte asnjë prej tyre.

Kodheli bëri të ditur se i kishte kërkuar kreut të KQZ që të kontrolloheshin të gjitha mjetet e identifikimit të personave që futen në qendrën e numërimit.

 

“Kam idenë dhe kam frikë që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Mbase ndjenja e humbjes i ka nxehur gjakrat. Kam folur me Celibashin pak më parë dhe më duhet të them se i kam kërkuar me insistim të kontrollohen të gjithë kartat e personave që vijnë.

 

Kam idenë që duheshin kontrolluar më mirë këta persona. Kërkojnë të vonojnë procesin, por ai nuk do të ndalet.

Nuk njihja askënd nga zotërinjtë që kanë luftuar si gladiator me njëri-tjetrin. Unë isha prezent sepse po fillonte procesi, ndërsa ndjehej që kishte edhe jashtë presion, por shqiptarët nuk duhet të jenë kështu”, ka deklaruar Kodheli për A2.