.

Numërohen mbi 258 mijë vota në Tiranë, si ndahen mandatet mes PS, PD, LSI e PSD


Në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave dhe deri më tani Partia Socialiste kryeson rezultatin.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në 23:11 minuta, PS ka marrë 126331 ose 48.87 %.

 

Partia Demokratike ka rikuperuar votat. Aktualisht PD ka 100608 vota ose 38.92 %.

 

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka 15236 vota përkthyer në 5.89 %

Aktualisht në qarkun e Tiranës janë numëruar 258505 vota. PS kryeson me 18 mandate, PD me 15 mandate, LSI me 2 mandate dhe PSD me 1 mandat.