.

“Ndërroni bluzat ose i vishni ato mbrapsht”, Ambasadorja Amerikane kritikon numëruesit e PD te ‘Vasil Shanto’: Do jem me ju deri sa të nisë numërimi


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar për inpektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto’’ në Tiranë, ndërsa numëruesit ishin në proces trajnimi. Ky inspektim vjen pak para fillimit zyrtar të numërimit të votave tashmë në gjithë Shqipërinë.

Gjatë inspektimit, ambasadorja amerikane ka kërkuar nga numëruesit e Partisë Demokratike të ndërrojnë bluzat e veshura, të cilat përmbanin simbole politike.

“Nëse nuk keni veshje të tjera me vete, mund të vishni mbrapsht bluzat tuaja” u shpreh ambasadorja amerikane, ndërsa siguroi se do të jetë me ta derisa sa të nisë procesi i numërimit.