.

Mbyllet procesi i numërimit në Skrapar, PS del forcë e parë. Ja sa vota morën PD dhe LSI

Partia Socialiste ka kryesuar me votat në Skrapar. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se nga numërimi i 23 qendrave të votimit PS fitoi 3547 vota, ndërsa 776 PD. Ndërkohë, LSI ka marrë 2174.

Sipas të dhënave që vijnë nga KZAZ 68 në Skrapar, në zgjedhjet  që u zhvilluan dje, morën pjesë 7057 zgjedhës, nga të cilat vota ishin të vlefshme 6630 dhe 472 të pavlefshme.