.

Mbyllet numërimi në qarkun e parë, PD fiton Kukësin me 2 mandate, PS forcë e dytë


Ka përfunduar numërimi në qarkun e parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për Qarkun e Kukësit, në të cilin sapo janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, në të 141 qendrat e votimit.

Në këtë qark, fituese ka dalë Partia Demokratike, e cila ka marrë dy mandate, ndërsa forcë e dytë është Partia Socialiste me një mandat.

PD ka fituar me 62.3 % të votave, përkatësisht 24071 vota, ndërsa PS ka marrë 35.8% të votave, ose 13856 vota.foto galeri