.

“Kemi patur një rezultat fantastik”, Veliaj: Nuk ka kohë për pushim. Apel patronazhistëve me kthimin në shtëpi…


Në një dalje publike nga Selia e PS, drejtuesi politik për Tiranën Erjon Veliaj konfirmoi trendin e votës në Tiranë, ndërsa u shpreh se në Malësinë e Tiranës, PS ka arritur një fitore historike. Veliaj komentoi gjithashtu edhe deklaratat për përzgjedhjev preferenciale të kutive të votimit.

“Jam shumë i lumtur për ta mbyllur këtë ditë kaq të ngarkuar. Për të gjithë ata që nuk kanë qenë ndonjëherë numërues dua ti sqaroj se ka një rend, sic numërojmë numra numërojmë edhe kutitë. Kush lider politik që për të mbajtur të vetët me gajret qartazi nuk e ka bërë kurrë të vetën as te partia e vet, sepse kutitë nuk zgjidhen. Ajo renditje e numrave dhe kutive në zonën rurale përkon me atë që quhet Malësia e Tiranës. Kemi deklaruar sot fitoren e Dajtit Bërzhitës, Krrabë e Shëngjergj.

NJë nga pyetjet që më është bërë shpesh është për cfarë shkon në Krrabë kur janë kaq pak veta, por e jona nuk është marrëdhënie me numra por me njerëz. Besojmë te politika që është aty, cdo ditë me njerëzit. Ndaj kjo lloj politike sot është shpërblyer me 70% në Krrabë. Kemi patur një rezultat fantastik.

Përsëris atë që kam thënë gjithmonë. Jemi në avantazh mezi pres të vijojë numërimi. Nuk ka asnjë arsye që puna e gjumit të kthehet në barceletë edhe pas fushatës. Mezi pres që edhe kolegët e PD të mos e ndërpresin procesin, meqë ka nisur mirë numërimi. Shakaja me gjumin të ketë një limit. Nuk ka kohë për pushim. Duhet të numërojmë që ti kthehemi punës më të fortë e të bashkuar.

Sidomos në komunitete të vogla, nevoja për vëllazëri është edhe më e madhe. Ajo që lipset, detyra juaj si aktivistë, patronazhistë, gjëja e parë që bëni ndërsa ktheheni është një telefonatë kundërshtarëve, për të thënë që jemi vëllezër, dhe të ecim të gjithë bashkë. Unë besoj se e kemi merituar fitoren por obligimin kryesor e kemi si fillim me ata që mendojnë ndryshe nga ne.” u shpreh Veliaj.