.

Sa shqiptarë morën pjesë në zgjedhje? Celibashi jep të dhënat më të fundit


Kreu i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një konferencë për shtyp pak momente më parë (23:10) se pjesëmarrja në zgjedhjet e kësaj të diele është mbi 48 për qind.

Megjithatë, sipas tij ky nuk është rezultati përfundimtar.

“Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave të stampuara nga KQZ janë në nivelin 48.2 për qind. Natyrshëm, rezultatin e plotë të pjesëmarrjes do ta kemi pasi të marrim të dhënat e plota. Pjesëmarrjen totale të zgjedhësve e kemi pasi të përfundojë procesi i numërimit”, theksoi ai.