.

Plagosja afër qendrës së votimit në Fushë Arrëz, arrestohet 32-vjeçari që goditi me thikë policin


32-vjeçari Mikel Lleshaj është arrestuar disa orë pasi plagosi me thikë efektivin e policisë afër qendrës së votimit në Fushë Arrëz të Pukës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhet, dhe gjatë mbylljes së procesit të votimit, ai ka plagosur efektivin teksa ai kishte ardhur për të shoqëruar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore.

Milek Lleshaj është një person me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Fushë Arrëz, Pukë

Plagosi me thikë punonjësin e Policisë në krye të detyrës, kapet në kohë rekord autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Bardhet të Njësisë Administrative Qafë Mali të rrethit Pukë, ku u plagos me thikë një punonjës policie që ishte në krye të detyrës, organizuan punën dhe falë kontrolleve dhe reagimit të menjëhershëm bënë të mundur që në kohë rekord të lokalizohej, kapej dhe arrestohej autori i plagosjes, shtetasi Mikel Lleshaj, 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë.

Ky shtetas, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV për të shoqëruar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore, ka plagosur me mjet preres (thikë), punonjësin e Policisë G. O., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepren penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë.