.

Mbyllja e votimit/ Presidenti Meta tjetër mesazh: Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale, pas mbylljes së procesit të votimit dhe kur pritet të nisë ai i numërimit.

Kreu i shtetit i bën thirrje qytetarëve që “të relaksohen”, ndërsa tani thotë Meta nis përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Ndërsa bën apelin që “askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!”.

POSTIMI I PLOTE

Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.

Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.

Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!

Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!

Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.

Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!

Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim. ??

***

Mbyllja votimit/ Presidenti Meta: Pjesëmarrja në votime ishte rekord! Qytetarët të jenë të qetë, asnjë votë s’do tjetërsohet! Sondazhet? Do qeshni….

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së rezultatit të votimit në të gjithë vendin.

Kreu i shtetit i ka bërë thirrje komisionerëve që të tregojnë përgjegjësi për numërimin e çdo vote, ku sipas tij duhet dhënë përmbyllje dinjitoze këtij procesi zgjedhor.

Meta shprehet se qytetarët dolën në votime duke shënuar pjesëmarrje rekord, ndërkohë që ka theksuar se askush të mos ndikohet nga sondazhet, pasi sipas tij me to “do qeshin të gjithë”.

“Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar! Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe. Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.

Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë. Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve. “ shprehet Meta.