.

Kush i fitoi zgjedhjet? Rezultatet paraprake të 3 Exit Poll-eve, ja si ndahet mandatet mes PS-PD-LSI


Në Shqipëri janë publikuar Exit-Pollet e para, menjëherë pas mbylljes së votimeve. PS rezulton e parë, por të dhënat flasin për një garë të ngushtë mes maxhorancës dhe opozitës së bashkuar.

Dy nga Exit Pollet flasin për një mandat të tretë të Ramës.

 

Më poshtë po publikojmë të dhënat e tre sondazheve që janë publikuar deri tani.

 

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë. Sipas këtij Exit Poll rezulton se në nivel kombëtar PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.9% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë 6 mandate.

Euronews Albania ka publikuar gjithashtu të dhënat e para nga Exit Poll për 80% të të intervistuarve deri tani.

Rezultatet e dala deri më tani nga Exit Poll sipas EuroNeës: Partia Socialiste: Nga 67-71 mandate me 42,3 – 46,3% të votive Partia Demokratike: Nga 61-65 mandate me 40 – 44% të votave, Lëvizja Socialiste për Integrim: Nga 6-8 mandate me 5.5 – 9.5% të votave si edhe Partia Social-Demokrate: Nga 1-2 mandate 2-4% të votave.

Nga përpunimi i 90% të të dhënave të Exit Poll Rtv Ora dhe Antonio Notos opozita e bashkuar mbetet fituese e këtyre zgjedhjeve dhe pse PS parti e parë.

Exit Poll i OraNews: Opozita e bashkuar fiton zgjedhjet, PS parti e parë

PS ka 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6%.Të dhënat për partitë e tjera janë si më poshtë:

PSD 0.5-2.5%

Thurje 0-2%

Parti të tjera 1.5-3.5%