.

Deklarata e parë e Ramës pas mbylljes së votimit, reagon Presidenti Meta: E duartrokas këtë qëndrim

Presidenti Ilir Meta i cili ndodhet në qytetin e Vlorës ndërkohë që pritet të nisë numërimi i votave, ka komentuar në një intervistë për MCN TV deklaratën e parë të kryetarit të PS-së, Edi Rama pas mbylljes së votimeve.

Gazetarja: E keni ndjekur deklaratën e kryeministrit pas mbylljes së votimit?

Meta: Jo s’e kam ndjekur por mund të ma thoni

Gazetarja: Foli qetë kërkoi të gjitha palëve të presin rezultatin e shfaqi edhe atë ndjesinë e fitores.

Meta: Po unë e duartrokas këtë qendrim, e sigurt që votat janë në kuti.

Sovrani ka four e ne të gjtihë duhet të respektojme vullnetin e sovranit e s’do lejojmë askënd të bëjë eksperimente se kudo ka kamera të fshehta.

Askush s’duhet të guxojë pas këtij investimi të mrekullueshëm që bëri populli shqiptar sot të cenojë këtë gjë të mrekullueshme që ndodhi sot