.

“Vrit e fajëso të tjerët, fut në gjak Tropojën e…”/ Rama: Të gjitha vrasjet lidhen me Saliun

 

Kryeministri Edi Rama ka folur në OPEN për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe incidentin që ndodhi Ditën e Verës.

Kreu i qeverisë tha se nuk kishte asnjë lidhje me incidentin që ndodhi Ditën e Verës, ndërsa shtoi se tensionet reflektojnë frymën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas kryeministrit, të gjitha vrasjet lidhen me Sali Berishën.

E di ti se çfarë ka ndodhur më 14 mars apo jo? Më 14 mars ka ndodhur një sulm i organizuar ndaj meje, kjo ka ndodhur. Ai njeri, Basha, ka hyrë me flamuj partie në një festë siç është Dita e Verës, e di ai historinë e kësaj feste? E di ai se çfarë është Dita e Verës. Ky ishte një sherr, dhe kur nisesh për të sulmuar, kur nisesh për sherr, sherr do gjesh. Ç’donte ai që të dilte të sulmonte ai me libër shpi, mirë ‘Rama ik’, varja, po me libër shpie. Dhe kur nuk oranon përgjegjësinë, është mungesë këllqesh. 

PS nuk ka grupe paramilitare. 11 persona janë në qeli, nuk ka mbajtje arme, është pengmarrje ajo heqje lirie. Kjo është fyma e Saliut. Kështu ka qenë gjithë jetën vrit e fajëso të tjerët, fut në gjak Tropojën, e dil i pafajshëm, të gjitha vrasjet lidhen me Saliun”, tha Rama.